Flash News

KRYESORE

FNSH zbarkon në Sarandë dhe Delvinë, kërkohet arrestimi i “Eskobarit të Ballkanit”

FNSH zbarkon në Sarandë dhe Delvinë, kërkohet arrestimi i

Pas kontrolleve në qytetin e Shkodrës, Policia e Sarandës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë [FNSH] kanë vijuar kontrollet në Delvinë dhe Sarande për arrestimin e Klement Balilit.

Aktualisht, në qytetin jugor ndodhen 8 furgon policie, të cilat kanë rrethuar qytetin dhe po bëjnë kontrolle në disa shtëpi.

43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend. Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi, i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.

Pak ditë më parë ishte vetë Kryeministri Rama që kërkoi arrestimin e Balilit duke e konsideruar si një mosarritje të punës së policisë.

Të fundit