Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dragan Biseniç/ Danas
Në filmin e Xhon Karpenterit “Tërmet në Los Anxhelos“, sipas të cilit Hollivudi ishte shndërruar në një ishull të izoluar nga qyteti dhe shërbente për izolimin e të gjithë njerëzve që kërcënonin normat e sjelljes shoqërore- dunahpirësit, pjanecët, gratë që dalin natën, befas Presidenti SHBA-ve vendos të bëhet president i përjetshëm!
Presidenti amerikan natyrisht nuk ka sesi ta llogaritë këtë mundësi, por mbështetet në teorinë sipas së cilës presidenti amerikan dhe vetëm ai kanë të gjithë pushtetin e padiskutueshëm në shtet. Deri tani Trampi ka kërcënuar se do të shpërndante të dy dhomat e Kongresit, gjë që asnjë president në historinë amerikane nuk e ka bërë.
Kjo teori është e njohur me emrin unitary executive poëer. Pasuesi i derivonshëm i kësaj teorie në sistemin juridik amerikan ishte gjykatësi i Gjykatës së lartë Antoni Skalia, të cilin Presidenti Tramp e nderonte dhe respektonte shumë. Kur jemi takuar në Zvicër, pyetjes se cili është thelbi i kësaj teorie, Skalia i’u përgjegj: “Kjo do të thotë se presidenti të ketë pushtet si faraon ose si perandor“.
Kur para disa ditësh tha se ka fuqinë absolute dhe se do të vendosë ai se kur të hyjnë në fuqi masat e parandalimit kundër virusit korona dhe kur do të pezullohen aktivitetet në vend dhe do të rinovohet aktiviteti ekonomik, Presidenti Tramp bëri qartazi me dije se pushtetin e tij e kupton në përputhje me teorinë e pushtetit ekzekutiv të njësuar.
Shumë shpejt erdhi përgjigja nga guvernatorët demokratë dhe në radhë të parë nga ai i Nju Jorkut Endrju Kuomo, se masat do të hiqen ashtu si të thonë guvernatorët dhe se nuk do të respektojë urdhërat e presidentit.
Ky është vetëm një prej problemeve me të cilin përballet presidenti amerikan vetëm disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
„Shumë njerëz kanë virus. Kam biseduar me dy prej tyre. Ata e kanë patur atë. Nuk kanë shkuar kurrë te mjeku. Nuk kanë shkuar askund, madje as edhe e kanë lajëmruar.... Përqindja e të vdekurve është shumë më e vogël sesa e kam menduar... Përqindja e vdekshmërisë, sipas mendimit tim, është tejet, tejet e ulët“, tha Trampi para pak kohësh mbi virusin korona, dhe këtë vetëm një ditë pasi deklaroi se nga korona në SHBA mund të vdesin 250.000 njerëz. Amerika ka numrin më të madh të infektuarve në botë, dhe pritet që gjithashtu për nga numri i vdekjeve të jetë në majë. Gjatë gjithë kësaj kohe Presidenti Tramp ka refuzuar të ndërmarrë masa radikale, që i’u propozuan nga shumë anë, e kësisoj fitoi epitetin e presidentit “jokompetent dhe jo të qëndrueshëm“.
Fakti që Trampi ka një numur të madh kritikësh dhe se shkakton një polarizim të fuqishëm nuk është aspak i ri. Pandemia mundësoi që të vendoset edhe një linjë tjetër konfrontimi me Presidentin, me shpresën se ai do të jetë viktimë politike e virusit korona. Skenari më drastik, që është shqyrtuar në opinionin publik, megjithëse asnjë prej zyrtarëve nuk e ka përmendur, do të ishte shtyrja e zgjedhjeve. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë amerikane, madje as në kushtet e luftërave civile dhe botërore.Trampi e ka të qartë se, nëse nuk hap shpejt ekonominë dhe nuk e kthen atë në shina disi normale, shanset që ai të rizgjidhet bëhen të diskutueshme. Pandemia ka sjellë probleme serioze në fushatën e tij presidenciale, dhe nuk e ka rritur në mënyrë thelbësore popullaritetin e tij, siç ka ndodhur me shumë liderë të tjerë, që me koronën kanë arritur mbështetje popullore të paimagjinuar më parë.
Kryeministrit italian Konte përshembull mbështetja i është rritur me 27%, presidentit francez Makron me 11%, ndërsa mbështetja, edhe kështu e madhe, e kancelares Anxhela Merkel është rritur me 11%.
Kryeministrave të shteteve të vogla europiane, ajo u është rritur akoma më shumë- për më shumë se 30% për kancelarin austriak Sebastjan Kurc dhe kryeministrin hollandez Mark Rute, ndërsa kryeministrja daneze Mete Frederikson ka fituar një 40%- she të tërë. Të gjithë këtyre mbështetja u ka shkuar në shifrat 80%. Në ndryshim prej tyre Trampit i është rritur vetëm dy pikë dhe është në shifrën 44%.
„Vetëm unë e kam ditur se çfarë po vinte. Tani të gjithë njerëzit e mij duhet të punojnë për atë që bëj unë që prej vitesh“, deklaroi Trampi pas shpërthimit të epidemisë.
Njihet mirë fiksimi i tij për larjen dhe higjenën e duarve. Në librin e tij “Arti i të kthyerit“ (1997), Trampi e quajti shtrëngimin e duarve “një prej mallkimeve të shoqërisë amerikane“. Në librin e tij “Si të bëhesh i pasur“ (2004) ka shkruar: “Sikurse ndoshta keni dëgjuar, nuk i dua mikrobet. Vazhdoj të zhvilloj kryqëzatën time personale në mënyrë që të zëvendësoj dorështërngimin e detyruar dhe johigjenik me zakonin japonez të përkuljes“.
Në konferencën e tij të parë për media në rolin e presidentit të sapozgjedhur në muajin janar të vitit 2017, Trampi i’u turr aludimeve se është regjistruar në Moskë me prostituta në dushe të arta, duke nënvizuar se kjo nuk ka si të ndodhë, sepse, “mes tjerash kam një fobi shumë të madhe nga mikrobet“.
Ndërpreu rregjistrimin e intervistës me Xhorxh Stefanopullosin për ABC Neës në qershor të vitit 2019, kur shefi i tij i kabinetit në detyrë Majk Malveini u kollit para kamerave. Tha me zemërim: “Nëse doni të kolliteni, largohuni nga kjo dhomë. Nuk mund të kolliteni këtu“.
Kjo e gjitha duket sikur Trampi t’i ketë ideuar protokollet kundër kovidit 19: lani shpesh duart, mos i shtërngoni duart dhe ruani largësinë në rastin e kollitjes.
Kur Trampi përballet me gazetarët që e pyesin për pandeminë, nuk është pa vend të kujtojmë se një kapitull në librin e tij “Arti i rikthimit“, titullohet “Gazetarët dhe mikrobet e tjera“.
Autori i Irish Times, Fintan O’Tull, duke u përpjekur të gjejë një përgjigje përse zakonet personale të Trampit janë shndërruar në politikë shtetërore për luftën kundë virusit korona, mendon se duhen marrë në konsideratë edhe dy gjëra kontradiktore në ideologjinë djathtiste- rreziku dhe paranoja.
E djathta paralajmëron për frikë nga invazioni, subversioni dhe infektimi. Por, njëkohësisht edhe vlerëson rreziqet. Partia e tanishme Republikane ka arritur të “kalërojë në të dy kuajt“.
Kur Trampi ra dakord me mendimet se mbyllja e restoranteve është akt totalitarizmi, kjo ishte shprehje e konceptit qendror të konservatorizmit të pasluftës që llogarit se ideja e lirisë nënkupton edhe qëndrimin se rreziku duhet pranuar.
Himnin e tij për kapitalizmin e tregut të lirë, Fridrih fon Hajeku e mbyll me citatin e Benjamin Franklinit, për hir të së vërtetës të nxjerrë plotësisht nga konteksti, sipas të cilit: “Solidariteti është i domosdoshëm që të ruhet liria, sepse shumica e njerëzve është e gatshme të marrë në sy edhe rrezikun që liria përfshin në mënyrë të paevitueshme, vetëm nëse ky rrezik nuk është tejet i lartë. Kjo është një e vërtetë që nuk duhet ta humbasim kurrë nga fusha e shikimit, por nuk ka asgjë më fatale sesa moda e tanishme në radhët e liderëve intelektualë që forcojnë sigurinë për llogari të lirisë. Ne duhet ta kuptojmë përsëri dhe të përballemi haptazi me faktin se liria ka çmim dhe se individët duhet të jenë të gatshëm të bëjnë sakrifica të mëdha materiale në mënyrë që të ruajmë lirinë tonë. Nëse duam ta mbajmë, duhet të forcojmë bindjen sipas së cilës pushteti i lirisë në vendet anglosaksone bazohet në qëndrimin e Benjamin Franklinit i cili bazohet te ne si individë, por jo më pak edhe në krye të shtetit: Ata që dorëzojnë çelësat e lirisë si mënyrë që të fitojnë pak siguri të përkohëshme, nuk meritojnë as liri dhe as siguri“.
Duke pranuar dhe përfaqësuar qëndrime të këtilla, Trampi tregoi se mendimi sipas të cilit masat shtërnguese të grumbullimeve shoqërore ose vendosja e masës së distancës shoqërore, jo vetëm që duhen tejkaluar, por edhe duhen evituar. Nëse janë totalitare dhe jokushtetuese, atëherë është detyrë patriotike që të gjitha këto masa të evitohen.
Kundërshtarët e tij zgjedhorë thonë se duhen konsoliduar dhe mësuar. Kandidati tashmë i sigurtë për president nga radhët e demokratëve Xhozef Bajdeni ka lidhur një marrëveshje me rivalin e vetëm të mbetur, Berni Sanders.
Fitorja e Trampit në zgjedhjet e vitit 2016 ishte e ngushtë, dhe ishin vendimtarë disa faktorë: mossuksesi i fushatës së Hilari Klintoni në Perëndimin e mesëm, fokusi mediatik te emajlet e saj dhe përzierja e shefit të FBI-së Xhejms Komi, ndërsa kësaj liste, i përket edhe qëndrimi i pasuesve të Berni Sandersit që të votojnë për Trampin.
Të gjitha analizat flasin se rreth 10% e pasuesve të Berni Sandersit mund të votojnë për Trampin gjë që do të ishte e mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin, dhe me këtë edhe atë të zgjedhjeve.
Natyrisht, për zgjedhjet nuk ka rëndësi themelore nëse një kandidat mbështet një tjetër. Por, Sandersi nuk është kandidat i zakonshëm, sikur e vlerëson këtë një pjesë e ekspertëve amerikanë. Ai ka mbështetje të madhe dhe nuk identifikohet si antar i partisë Demokrate. Simpatizantët e tij nuk kanë për të votuar automatikisht për një demokrat tjetër.
Megjithatë, ka rëndësi që Sandersi që në fillim të muajit prill vendosi të mbështesë Bajdenin, ndërsa më përpara pati pritur deri në korrik 2016 për t’ia dhënë mbështetjen Hilari Klintonit. Marrëdhëniet e tij personale me Bajdenin janë pakrahasimisht të ndryshme, janë të përzemërta dhe miqësore, krejt ndryshe nga ato me Hilari Klintonin.
Ekipi i Bajdenit nuk ka bërë asnjë lëvizjen më të vogël për ta larguar Sandersin nga gara, në ndryshim nga ajo me Klintonin para katër vitesh. Është heret për ta thënë, por Sandersi mund të shfaqet si kandidati i Bajdenit, gjë që mund të jetë tregues i kthesës së demokratëve dhe pranim i një programi shumë më progresist, protagonist i shquar i të cilit është Sandersi.
Kjo lëvizje e Sandersit është edhe një tregues më shumë i faktit se në listën e prioriteteve të Sandersit është edhe largimi i Trampit, ndoshta ky i fundit edhe më i rëndësishëm sesa kandidatura e tij personale. E gjitha kjo tregon se votuesit e Sandersit mund të luajnë një rol vendimtar.
Një prej paralajmërimeve të kthesës së Demokratëve është edhe deklarata e Barak Obamës që mbështeti gjithashtu Bajdenin, menjëherë pas Sandersit. Obama tha se ai vetë nuk do të kishte për ta bërë fushatën me programin e tij të vitit 2008, „sepse bota ka ndryshuar“.
Megjithëse tani për tani do t’i duhet të heqë dorë nga grumbullimet masive aq të dashura për të dhe strategjinë zgjedhore t’ia përshtasë kushteve të pandemisë, nuk mund të mendohet se Trampi ka mbetur pa karta të forta zgjedhore në dorë. E para është programi i tij i ndihmës ekonomike, tani për tani 2,2 miliard dollarë, dhe në fund të gjashtë muajve gjashtë miliard, gjë të cilën e pranuan heshturazi të dyja partitë në Kongresin amerikan.
Karta e tij e dytë e fortë është orientimi i diskutimit mbi fajin e virusit korona që tashmë ka filluar të përvijohet dhe duket se do të jetë tërësisht antikinez.
Kjo shihet në lëvizjet e Trampit me të cilat po përgatitet ofensiva e tij antikineze, por edhe përgatitjet kineze për t’u mbrojtur nga sulmet e rënda që do të vinë gjatë fushatës zgjedhore.
Kësisoj, fobia e tij ndaj mikrobeve mund të shndërrohet nga mangësi në përparësi.
*Përktheu për Politiko: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38