Flash News

KRYESORE

“Fola me pronarët e tu!”, Kasem Hysenbelliu nxjerr mesazhin e fundit që Veliaj i dërgoi në celular

Ditën e sotme gazetarja e Fax News Ambrosia Meta pas sherrit në Komisionin e Medias iu drejtua kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, se aktorët kanë paralajmëruar grevë urie nëse shembet teatri dhe nëse ndodh kjo a do të përdoret dhunë si te liqeni?

Kryebashkiaku, ashtu si kryeministri Edi Rama, nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetares por ka përmendur sërish pronarin e medias, Kasem Hysenbelliun.

“Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax News’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…”, iu përgjigj Veliaj.

Mirëpo pas kësaj deklarate ka reaguar Kasem Hysenbelliu. Ai ka publikuar mesazhin e fundit në Whatsapp me Veliajn, që  ishte thjesht një urim ditëlindje.

"Si te kam Kryetar! Kemi kohe pa u takuar,qe ne ditelindjen e Bashkim Hoxhes,ndersa komunikimi i fundit eshte urimi per ditelindjen time. Teatri s'është problemi im...Te fala artisteve", shkruan Hysenbelliu. 

Replikat mes Erion Veliajt dhe gazetares: 

Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?

Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax News’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…

Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët

Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biemë dakord, në të kundërt hajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën. (Pak pushim dhe vijon)

Dua t’iu ftoj me dashamirësi që ne vërtetë jemi televizion dhe duhet ta rrisim punën tonë, duhet të rrisim klikimet, po ne duhet të mendojmë dhe për më tej, se pas gazetares do bëhesh nënë dhe do çosh fëmijët te Teatri.

Të fundit