Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
“Folën shqip”, futbollistin shqiptar e nxjerrin nga restoranti bashkë me familjen
Një incident i pakëndshëm ka ndodhur me futbollistin shqiptar, Esgjan Alioski dhe familjen e tij.
Sëbashku me familjen, Alioski është nxjerrë jashtë nga një restorant në Prilep të Maqedonisë. Futbollisti shqiptar që luan me Kombëtaren e Maqedonisë, tha se është nxjerrë jashtë restorantit vetëm sepse foli shqip me familjen e tij.
Ai është shprehur për Klan Kosova, duke thënë:
“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu. Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, përndryshe unë nuk fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodhë askujt.”