Flash News

KRYESORE

Folën të parët për Emiljano Shullazin, thirren si dëshmitarë dy gazetarët e njohur

Dy gazetarë janë thirrur nga gjykata për të dëshmuar në procesin që po zhvillohet ndaj Emiljano Shullazit. Bëhet fjalë për dy gazetarët e ‘BIRN’, Lindita Çela dhe Elton Qyno, të cilët do të japin dëshminë e tyre për këtë çështje.

Pasi shpërtheu skandali Shullazi, të paktë ishin ata gazetarë që morën guximin të flisnin në studiot televizive. Në emisionin ‘Opinion’, të 18 prillit 2016, moderatori Blendi Fevziu tha se shumë gazetarë nuk kishin pranuar të ishin të pranishëm në studio. Gazetarja Çela ishte ndër katër gazetarët që pranoi ftesën e Fevziut, së bashku me Artan Hoxhën, Spartak Kokën dhe Flamur Vezajn.

Të fundit