Flash News

KRYESORE

Foli ashpër ndaj Ramës, Balla për Metën: Ja kur do e shkarkojmë

Foli ashpër ndaj Ramës, Balla për Metën: Ja kur do e

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me një postim në facebook, ku shprehet se presidenti Ilir Meta sapo u dha një provë tjetër për shkarkimin e tij.

Balla i referohet me këtë konferencës për shtyp që dha Meta, ku foli me një gjuhë të ashpër ndaj Ramës.

Reagimi i Ballës

Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë.

Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!

Të fundit