Flash News

KRYESORE

Foli kundër Trump, Maradonës i refuzohet hyrja në SHBA

Foli kundër Trump, Maradonës i refuzohet hyrja në SHBA

Diego Armando Maradona, ish-ylli i futbollit argjentias, nuk ka marrë vizë hyrëse për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të qëndrimeve të shprehura në një emision televiziv kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Trampin nuk e shoh si politikan. Më ngjason me figurat e filmave të animuar. Kur e shikoj në TV e mbyll”, kishte deklaruar Maradona.

Maradona ishte nisur për në Miami, ku duhej të merrte pjesë në seancën dëgjimore të ish-bashkeshortes së tij në gjykatë.

Në SHBA ai nuk jeton që nga viti 1994.

Argjentinasi i famshëm është i njohur edhe për miqësinë e gjatë me Fidel Castron, ish-udhëheqësin e Kubës. Në paraqitjet e tij të fundit publike ka vlerësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Të fundit