Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Fondacioni i mbështetur nga Erdogan: Qeveria të na kalojë shkollat e Gylenit në Shqipëri
“Për momentin operojmë vetëm në Tiranë. Por vitin e ardhshëm planifikojmë të hapim edhe një shkollë në qytetin e Elbasanit. Atje do të hapim nje shkollë që do të përfshijë arsimin e ulët të detyruar dhe arsimin e mesëm. Madje do të hapim edhe një shkollë të mesme me program specifik ne fushën e shëndetësisë. Në këtë shkollë do të kontribuojmë në formimin e teknikëve shëndetësor profesional, për të cilët ka nevojë Shqipëria”, pohoi ai në një prononcim për ‘Vizion Plus’.
Pyetur mbi ato qe cilësohet si rrezik qe i kanoset vendit nga institucionet e drejtuara nga FETO, Akgyn, nënvizon se kjo nuk është detyre e fondacionit Maarif, por ka një mesazh per te gjithë shqiptaret.“Prindërit që dërgojnë fëmijët në këto shkolla, i dërgojnë sepse kanë besim tek Turqia dhe populli turk. Ne si fondacion, përbëjmë një alternativë për familjet që dëshirojnë që fëmija e tyre të studiojë me mundësitë e ofruara nga shteti turk. Faktikisht në Shqipëri ne këtë gjë po bëjmë, por nëse qeveria shqiptare do të vendosë që shkollat e FETO-s tja kalojë Fondacionit Maarif, ne sigurisht që jemi të gatshëm për këtë gjë. Por dua të theksoj që primare për ne është forcimi, rritja e nivelit dhe mësimdhënia në nivele të larta në institucionet aktuale në Shqipëri. Paralelisht me këtë gjë, shteti turk, diplomacia, Ministria e Jashtme e Turqisë dhe Ambasada turke janë në diskutime të vazhdueshme për të ardhmen e shkollave FETO. Jemi të bindur që rruga, mënyra që do të zgjedhë qeveria shqiptare do të përcaktohet nga vetë ajo, dhe ne e respektojmë vendimin e saj”, përfundoi ai.
‘Maarif’ ka zyrtarizuar pak muaj më parë blerjen e Universitetit të Neë Youk në Tiranë, i cili tashme ka kaluar nën menaxhimin e tyre.