Flash News

KRYESORE

Fondi i Ballkanit Perëndimor thirrje për propozimet e projekteve

Fondi i Ballkanit Perëndimor thirrje për propozimet e projekteve

Fondi i Ballkanit Perëndimor, nismë ndërqeveritare mes 6 vendeve të Ballkanit (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia), ka lançuar sot thirrjen e parë për Propozimet Rajonale të Projektit.

Thirrja synon të nxisë bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve kontraktuese, duke ndarë vlerat e përbashkëta mes qytetarëve, shoqërisë civile dhe organizatave jofitimprurëse në rajon dhe duke përmirësuar kontaktet me njerëzit.

Shoqëria civile dhe organizata të tjera jofitimprurëse nga Ballkani Perëndimor janë të lutur të aplikojnë.

Udhëzimet për këtë  thirrje mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të Fondit të Ballkanit Perëndimor (www.westernbalkansfund.org). Afati i fundit për aplikim është 22 dhjetor 2017.

Kjo është një thirrje për propozimin e projekteve në temat si:

  1. Bashkëpunimi Kulturor;
  2. Arsimi dhe shkëmbimet shkencore;
  3. Zhvillimi i Qëndrueshëm.

WBF do të organizojë takime informuese rreth kësaj thirrjeje në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd, me qëllim që të informojë shoqërinë civile dhe të gjithë aktorët e interesuar rreth procesit të aplikimit.

Të fundit