Flash News

KRYESORE

Fondi grek në mediat shqiptare, gazetari: Lista ekziston dhe e disponojnë tre persona

Fondi grek në mediat shqiptare, gazetari: Lista ekziston dhe e

Në Greqi dhe Shqipëri po raportohet se janë të paktën 1 milion euro që Ministria e Jashtme greke ka shpenzuar për të financuar gazeta dhe portale në Maqedoni dhe Shqipëri.

Gjatë këtyre ditëve janë aluduar për shumë emra mediesh, kryesisht portale online si destinacionet ku janë derdhur këto para.

Korrespodenti i njohur shqiptar në Greqi, Robert Goro ka deklaruar se lista ekziston, por nuk është bërë ende publike në asnjë media.

Në një lidhje me Skype në emisionin ‘Opinion’, Goro tha se listën e disponon vetëm ministri dhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij.

“Nuk e ka publikuar as në format print as në internet”, u shpreh Goro.

Prokuroria e Athinës ka nisur hetimet lidhur me këtë informacion, i cili konsiderohet sekret shtetërorë.

Të fundit