Flash News

KRYESORE

Fondi i Norvegjisë për brezat e ardhshëm shkon në 1.09 trilionë dollarë

Fondi i Norvegjisë për brezat e ardhshëm shkon në 1.09

Fondi Sovran i Norvegjisë i formuar nga të ardhurat të cilat vijnë nga shitja e naftës ka shkuar në kuotën e 1.09 trilionë dollarëve. Duhet thënë se ky fond është më i madhi i këtij lloji në botë dhe u krijua në vitin 1990.

“Kur fondi u krijua, askush nuk mendonte se do të kalonte 10,000 miliardë krona. Ishim me fat që zbuluam naftë. Kthimi në investimet në tregjet globale financiare ka qenë aq i madh sa që mund të krahasohet sikur të kishim zbuluar naftë përsëri”,tha Yngve Slyngstad.

Nisur nga shifra e grumbulluar, çdo norvegjez ka të paktën 200 mijë dollarë në këtë fond, një pasuri të madhe për brezat e ardhshëm. Menaxhuesit e fondit investojnë në tregjet ndërkombëtare financiare dhe vetëm një pjesë e parave shpenzohen brenda Norvegjisë. Të ardhurat që i vijnë shteti nordik nga nafta derdhen te ky fond.

Një pjesë e fitimit shkon për investimet shtetërore ose për pensionet, e në këtë mënyrë shmanget rritja e taksave. Sasia e grumbulluar parave do të përdoret për shpenzimet për brezat e ardhshëm norvegjezë.

Të fundit