Flash News

KRYESORE

Fondi për rindërtimin pas tërmetit, Rama: Pavarësisht hallit të madh, BE e mbajti premtimin për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur lajm të mirë vendimin e BE për të alokuar në buxhetin e rishikuar të BE-së shumën prej 100 mln eurosh për Shqipërinë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një status në Facebook, Rama shkruan se pavarësisht hallit të madh nga pandemia, BE e ka mbajtur premtimin e dhënë në ndihmë të Shqipërisë.

"NJË LAJM I MIRË QË PAVARËSISHT HALLIT TË MADH TË PĒRBALLIMIT TË PASOJAVE TË KËSAJ LUFTE BOTËRORE, BE I QËNDROI ANGAZHIMIT TË 17 SHKURTIT NË BRUKSEL DHE 100 MILIONË € E PREMTUAR NGA KOMISIONI EUROPIAN PËR RINDËRTIMIN, U ALOKUAN NË BUXHETIN E RISHIKUAR TË BE2020", shkruan Rama.

Të fundit