Flash News

KRYESORE

Forbes: 10 të famshmit më të pasur në një vit

Forbes: 10 të famshmit më të pasur në një vit

Veçse të famshëm dhe me karrierë të larmishme, personat publikë kanë shtuar pasuri brenda një viti.

George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhe 12-muajshe,  pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.

Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarë , fitime pa taksa në periudhën nga 1 qershori 2017.

Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë,  pas boksierit Floyd Mayweather. E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.

Në dhjetëshe përfshihen dhe:

  1. Judy Sheindlin - $147m (£110.8m)
  2. Dwayne 'The Rock' Johnson - $124m (£93.4m)
  3. U2 - $118m (£89m)
  4. Coldplay - $115.5m (£87m)
  5. Lionel Messi - $111m (£84m)
  6. Ed Sheeran - $110m (£83m)
  7. Cristiano Ronaldo - $108m (£81m)

Të fundit