Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Veçse të famshëm dhe me karrierë të larmishme, personat publikë kanë shtuar pasuri brenda një viti.
George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhe 12-muajshe, pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.
Revista Forbes vlerësoi se ylli amerikan, 57 vjeç, ka fituar 239 milionë dollarë , fitime pa taksa në periudhën nga 1 qershori 2017.
Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për celebritët më të paguar në botë, pas boksierit Floyd Mayweather. E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.
Në dhjetëshe përfshihen dhe:
- Judy Sheindlin - $147m (£110.8m)
- Dwayne 'The Rock' Johnson - $124m (£93.4m)
- U2 - $118m (£89m)
- Coldplay - $115.5m (£87m)
- Lionel Messi - $111m (£84m)
- Ed Sheeran - $110m (£83m)
- Cristiano Ronaldo - $108m (£81m)