Flash News

KRYESORE

‘Forca e Ligjit’/ Goditet banda që grabiste kasaforta në Tiranë. Akuzohen edhe për grabitjen e bankës

‘Forca e Ligjit’/ Goditet banda që grabiste kasaforta në

Policia ka goditur një tjetër grup kriminal në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’. Sipas policisë, anëtarët e këtij grupi nën kërcënimin e armeve vidhnin kasaforta ne biznese të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Policia njofton se ka arrestuar 5 shtetas si dhe ka sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Të arrestuarit janë:

– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje.

– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet rezulton se ky grup i strukturuar kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Për realizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin në orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qira duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Nga puna hetimore është bërë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat, konkretisht i 11 ngjarjeve:

– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës Credins në rrugën dytësore Tiranë- Durrës.

– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.

– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.

– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.

– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.

– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.

– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.

– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.

– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.

– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.

– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Në cilësinë e provës materiale gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë sekuestruar

– 3 automjete

– 2 armë zjarri

– 4 maska

– 6 palë doreza pune

– 1 palë pranga metalike si ato të policisë.

– 1 portofol me stemën e Policisë.

– 1 sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

– 1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida.

– 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave.

– veshje të ndryshme.

– Pajisje speciale per hapjen e dyerve të blinduara.

– 1 vare dhe 6 leva hekuri.

 

Të fundit