Flash News

KRYESORE

“Forca e Ligjit”, Xhafaj: Pas Fierit, kemi 4 grupe të skeduara

“Forca e Ligjit”, Xhafaj: Pas Fierit, kemi 4 grupe të skeduara

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar operacionin “Forca e Ligjit” që dha dje goditjen e parë në Fier. Xhafaj deklaroi nga salla e Kuvendit se janë të skeduar edhe 4 grupe të tjerë të cilët do të goditen.

“‘Forca e Ligjit’ do të luftojë krimin e organizuar. Goditja e një prej 5 grupeve të skeduara në atë rajon do të vijojë. Jemi në fund të grumbullimit të të dhënave të grupeve kriminale, një data baze për personat e përfshirë në këtë biznes. Me partnerët tanë ndërkombëtarë po punojmë fort për evidentimin dhe goditjen e marrëdhënieve të tilla. Shkëmbimi i eksperiencave ndihmë e madhe në këtë proces”, theksoi ministri.

Të fundit