Flash News

KRYESORE

‘Forcat e errëta kundër Shqipërisë’, ish-deputeti ironizon letrën e ministreve për Holandën: Si Ramiz Alia në 1991

‘Forcat e errëta kundër Shqipërisë’,

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, komenton letrën e ministreve shqiptare drejtuar parlamentit holandez, mes së cilës kërkuan hapjen e negociatave.

Në letër theksojnë faktin se para pak ditësh OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej 5 vendeve të globit me kabinetin gjinor më të balancuar.

“Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta”-shkruanin ministret.

Mes ironisë Strazimiri ‘sqaron’ se ministret flasin për të njëjtat forca të errëta siç fliste Ramiz Alia në 1991.

Reagimi i Strazimirit

“Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime:

Kur këto "shoqet" thonë "Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë", nuk e kanë

* për "forcat" që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;

* as për "forcat" që kanabizuan  dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët;

* as për "forcat" që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;

* as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë...

E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu "forca të errëta" në 1991!”-shkruan Strazimiri.

‘Forcat e errëta kundër Shqipërisë’/ Ministret shqiptare i shkruajnë Holandës: Nuk kërkojmë të ndryshoni pikëpamjet tuaja

Të fundit