Flash News

KRYESORE

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Delta zhvendosen përgjatë kufirit shqiptaro-grek

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Delta zhvendosen

Muajin e fundit ka pasur një rritje të ndeshmë të numrit të refugjatëve, kryesisht sirianë, të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë. Sipas statistikave, vetëm në qarkun e Gjirokastrës gjatë muajit maj janë ndaluar në afërsi të vijës kufitare rreth 100 klandestinë.

Për këtë shkak, policia ka marr masat për të forcuar kontrollet përgjatë kufirit. Në mbështetje të policisë kufitare kanë mbërritur edhe efektivë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe forcave Delta.

Pritet që së shpejti në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosen 45 oficerë të saj me qëllim përballimin e fluksit të emigrantëve

Të fundit