Flash News

KRYESORE

Forcat e shtuara policore në protestën e “Astirit”, Basha bashkohet me banorët: Është dhënë urdhër për arrestimin e tyre

Forcat e shtuara policore në protestën e “Astirit”, Basha

Nga prania e shtuar e forcave policore në ditën 136-të të protestës së banorëve të “Astirit”, protestuesit kanë zgjatur qëndresën më shumë se në ditët e tjera me frikën se ndonjëri prej tyre mund të arrestohej. Pas shprehjes së këtij shqetësimi nga banorët, protestës i është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po i shërben bandave. Policia kishte marrë urdhër të shoqëronte banorët që kanë 4 muaj që protestojnë për aferën që Damian Gjinkuri duhet të ishte në burg dhe Edi Rama të merrej i pandehur.

Një urdhër politik i ardhur nga nivele të larta, supozohet Lleshaj dhe Rama për të kryer akte terrori. Kur bisha plagoset bëhet më e rrezikshme. Këta e kanë kuptuar që po ju vjen fundi. Këta kanë dalë nga bandat dhe ju shërbejnë bandave”, tha Basha.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1217293445114604/

Të fundit