Flash News

KRYESORE

‘Forcë për të përballuar kohët e vështira’, ambasadorët e huaj në Shqipëri urojnë muajin e Ramazanit

Me fillimin e muajit të Ramazanit kanë ardhur dhe urimet e dy ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka uruar besimtarët myslimanë me një urim të thjeshtë, të shkurtër.Kim uron që le të shërbejë ky muaj si një fillim i mbarë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Yuri Kim ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Me një urim të thjeshtë, të shkurtër, Kim shkruan që le të shërbejë ky muaj si një fillim i mbarë, me gëzim.

"Gëzuar muajin e Ramazanit! Uroj t’a nisim Ramazanin me gëzim, ta përjetojmë me përulësi dhe të dalim prej tij me më shumë dhembshuri për njëri-tjetrin”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim.

Një urim ka pasur edhe ambasadori i Bashkimit Europian (BE), Luigi Soreca.

“Gëzuar Ramazanin! Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë lumturi, shëndet dhe forcë për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për të përballur këto kohë të vështira!”, shkruan Soreca.

Të fundit