Flash News

KRYESORE

Forcimi i imunitetit për deputetët, PS tërhiqet përkohësisht në Këshillin e Mandateve

Partia Socialiste është tërhequr përkohësisht nga vendimi për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit, çka i jep më shumë imunitet deputetëve dhe ministrave përballë drejtësisë.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullores, deputetët kanë pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për të mos e përfshirë në rendin e ditës këtë kërkesë, e cila duhet të paktën dy javë të shqyrtohet.

Deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se ndryshimet e rregullores që kërkon PS nuk kanë lidhje me Kushtetutën.

Ky vendim i PS për të ndryshuar Rregulloren për t’u bërë mburojë për deputetët dhe ministrat e korruptuar është në kundërshtim me reformën në drejtësi, që pretendohet se do të pastrojë gjyqësorin dhe politikën shqiptare.

Të fundit