Flash News

KRYESORE

Forlan i sugjeron një blerje të bujshme Simeones

Forlan i sugjeron një blerje të bujshme Simeones

Kur legjenda këshillon transferimin e një legjende. Kështu mund të përmblidhet deklarata më e fundit e Diego Forlanit, i cili ka këshilluar ish-klubin e tij, Atletico Madrid, të rikthejë sulmuesin Edinson Cavani.

Ka kohë që përflitet se lojtari i PSG-së, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm, do të transferohet në Madrid. Ai nuk ndihet më rehat me kampionët e Francës, sepse aty nuk luan dot më titullar dhe nuk ka besimin e drejtuesve.

Ish-sulmuesi i bardhekuqve ka folur për gazetën "Marca", ku ka theksuar se një lojtar si Cavani i duhet Atletico Madrid-it. "Mendoj se ia vlen. Sigurisht. Cavani do të ishte një blerje e madhe për klubin, për të tashmen dhe për të ardhmen. Transferimi i tij duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur", ka thënë Forlan.

Uruguaini ka shtuar: "Kjo është ajo për të cilën ka nevojë trajneri Diego Simeone. Jam i sigurt se Cavani do të shkëlqejë menjëherë atje".

Të fundit