Flash News

KRYESORE

Forma dhe madhësia e qelizave të trurit, tregon nivelin e inteligjencës te njeriu

Forma dhe madhësia e qelizave të trurit, tregon nivelin e

Shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë se njerëzit inteligjent kanë qeliza të trurit më të mëdha krahasuar me moshatarët e tyre.

Përveç madhësisë dhe zhvillimit, këto qeliza kanë lidhje më të forta me qelizat pasuese duke mundësuar procesimin e më shumë informacioneve në një kohë të shkurtër.

Studimi i bërë nga Natalia Goriounova nga “Free University Amsterdam”, ka realizuar testimet e IQ tek 35 persona, të cilët do t’i nënshtroheshin operacionit në tru dhe gjatë operacionit mjekët kanë marrë një mostër të vogël të indeve të shëndosha të trurit të vullnetarëve, të cilat më pas janë studiuar në laborator.

Pas krahasimit të madhësisë dhe formave të tyre, shkencëtarët kanë dalë në përfundim se personat që kishin IQ më të lartë kishin qelizat më të mëdha të trurit.

Në rast se rezultatet e këtij studimi konfirmohen, atëherë ky zbulim mund t’i ndihmojë studiuesit të gjejnë forma për rritjen e inteligjencës.

Të fundit