Flash News

KRYESORE

Formacionet/ Brazili ndryshon ‘krahët’, Meksika kërkon të përsërisë ndeshjen ndaj Gjermanisë 

Në orën 16:00 do të nis ndeshja mes Brazilit dhe Meksikës e vlefshme për 1/8-ve. Ndeshja do të luhet në “Cosmos Arena” dhe skuadra braziliane shihet si favorite.

Skuadrat kanë publikuar edhe formacionet me të cilat do të zbresin në fushë. Në ndryshim nga ndeshjet e para Brazili do të luajë me dy emra të rinj në krahët e mbrojtjes. Marselo dhe Danilo nuk janë gati, për shkak të dëmtimeve dhe janë zëvendësuar Fagner me Felipe Luiz.

Brazili: Alison, Tiago Silva, Miranda, Fagner, Felipe Luiz, Kasemiro, Paulinjo, Uilliam, Kutinjo, Nejmar, Gabriel Zhezhus. Trajner: Tite

Meksika: Oçoa, Gallardo, Salsedo, Ajala, Alvarez, Guardado, Markuez, Herrera, Lozano, Vela, Çiçarito. Trajner: Osorio.

 

Të fundit