Flash News

KRYESORE

Formacionet/ Panuçi me 4 ndryshime, Uellsi lë në stol Bejlin dhe Ramsin

Formacionet/ Panuçi me 4 ndryshime, Uellsi lë në stol Bejlin

Në orën 20:00, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen miqësore ne Uellsin në ‘Elbasan Arena’.

Në ndryshim nga ndeshja me Skocinë, Panuçi vjen me disa ndryshime në formacion, teksa do të luajnë Hysaj, Lila, Basha dhe Bala.

Për ekipin uellsian, nuk do të jenë titullarë as Garet Bejl dhe as Aron Ramsi, të cilët pritet të aktivizohen pjesën e dytë.

Shqipëria synon fitoren, edhe pse situata në ekip duket mjaft e tensionuar dhe thuhet se për Panuçin ky do jetë takimi i fundit para publikut shqiptarë.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda.

Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks,  Uilson, Xhejms; Vokes.

Të fundit