Flash News

E-TJERA

Formacionet zyrtare Kosovë-Islandë

Formacionet zyrtare Kosovë-Islandë

Në të njëjtën kohë me Shqipërinë do të zbresë në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” edhe përfaqësuesja e Kosovës në 20:45 kundër Islandës.

Trajneri Albert Bunjaki ka vendosur të bëjë disa ndryshime në ekipin që do ta fillojë nga minuta e parë këtë takim. Dy sulmuesit e afruar së fundmi, Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu, janë përfshirë në formacionin titullar, duke ulur në stol mesfushorë të avancuar si Bernard Berisha apo Arbër Zeneli. I gatshëm në këtë ndeshje për Kosovën do të jetë edhe mesfushori i Shalkes, Donis Avdijaj.

Formacionet zyrtare

Kosova: Ujkani, Përdedaj, Rrahmani, Pnishi, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Besart Berisha, Valon Berisha, Nuhiu

Trajner: Albert Bunjaki

Islanda: Halldorson, Sevarson, Sigurdson, Kjartanson, Arnason, Gunarson, Hallfredson, Traustason, Sigurdason, Skulason

Trajner: Hallgrimson

Gjyqtar: Artur Dias (Portugali)

Të fundit