Flash News

KRYESORE

Formacioni: Reja zgjedh "Gladiatorët", ka ndryshime të rëndësishme

Formacioni: Reja zgjedh "Gladiatorët", ka ndryshime të

Trajneri Edi Reja ka zgjedhur formacionin për ndeshjen ndaj Francës. Ai ka rikthyer lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

Tekniku italian konfirmon në sulm dyshen Balaj-Manaj, teksa surpriza e madhe është Roshi në stol, duke qenë se lojtari luajti titullar ndaj Andorrës. Ai do të jetë gati për pjesën e dytë. Balotazhi i vetëm është mes Lenjanit dhe Trashit në krah të majtë, pasi në të djathtë pritet Hysaj.

Në mesfushë do ta nisin nga minuta e parë Memushaj-Gjasula-Bare. Ata formojnë treshen në skemën 3-5-2 që kthehet në 5-3-2 në rastet kur sulmon kundërshtari. Nuk ka ndryshime në mbrojtje me Veselin, Dermakun dhe Gjimshitin, teksa në portë do të rikthehet Strakosha.

 

Të fundit