Flash News

KRYESORE

Formacioni: Sarri me shumë surpriza, ul yllin në stol nga minuta e parë "dështaku"

Juventusi do të luajë kundër Sassuolos në “Allianz Stadium”, prej orës 12:30. Italianët kanë publikuar formacionin dhe trajneri Maurizio Sarri ka disa surpriza.

Numri një i stolit ka ulur në stol, Paulo Dybala. Ky i fundit ka qenë futbollisti më i mirë i Juventusit në këto ditët e fundit. Higuain-Ronaldo do të luajnë nga minuta e parë me portugezin që nuk ka qenë në formën më të mirë.

Emre Can do të luajë si titullar në mesfushë dhe do të jetë përkrah Bentacur e Pjanic, ndërsa Bernardeschi është në mbështetje të sulmit. Bonucci-De Ligt janë në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët Sandro-Cuadrado. Porta i është besuar legjendës Buffon.

View image on Twitter

Të fundit