Flash News

KRYESORE

Formacioni/ Shqipëria guxon, me dy sulmues për të mposhtur Andorën

Ekipi kuqezi do të luajë në orën 20:45 ndeshjen e dytë të kualifikueseve të ‘Euro 2020’ ndaj Andorës. Pas shkarkimit të Kristian Panuçit, skuadra kuqezi është marrë në dorë nga Sulejman Mema dhe Ervin Bulku, të cilët kanë caktuar edhe 11 titullare për këtë duel.

Dyshja e teknikëve ka surprizuar me zgjedhjet e tyre, duke rikthyer skemën me dy sulmues.

Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku do të udhëheqin sulmin e kuqezinjve, ndërkohë që mesfusha do të jetë e tëra e rinovuar. Kaçe, Basha, Grezda dhe Xhaka do të ndërtojnë këtë repart. Në mbrojtje konfirmohet gjithçka, me Hysaj e Aliji nga krahët, e me Djimsitin e Ismajli në qendër. Porta do të jetë pronë e Etrit Berishës.

Shqipëria synon fitoren, pasi në të kundërt do shuheshin shpresat për një kualifikim në fazën finale të ‘Euro 2020’, teksa pjesë e Grupit H, përveç Andorës, është edhe Franca, Islanda, Turqia dhe Moldavia.

Të fundit