Flash News

KRYESORE

Format trupore të Jonidës pas shtatzënisë çudisin edhe Gentian Zenelajn

Para dy javësh Jonida Vokshi është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë vajzën e saj Emën. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, thuajse një vit pas martesës janë gëzuar me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.

Ajo që ka çuditur këdo, janë format e trupit të Jonidës. Vetëm dy javë pas lindjes, aktorja duket sikur të mos kishte lindur.

Komentin më epik në foton e Jonidës e ka lënë aktori i humorit Gentian Zenelaj, i cili i ka komentuar:

“Unë nuk dola kështu nga shtatzënia e parë.”

Ndërsa Jonida i ka kthyer:

“E do recetën për të dytin? Ndërkohë që të qeshurat nuk po më pushojnë, të kuptohemi.”

Të fundit