Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Hannah Arendt shkruan në “Origins of Totalitarianism” se forca e propagandës së një pushteti totalitar qëndron në aftësinë e këtij të fundit për të mbajtur masat sa më larg realitetit. Sipas saj propaganda e pushtetit krijon një realitet, i cili i përshtatet më shumë nevojave shqisore të njerëzve, sesa nevojave reale të tyre.
Duke qënë një njohës i nevojave shqisore të njerëzve, z. Rama ka filluar betejën me 'pushtetin e katërt' me anë të të cilit kontrollon të vërtetën. Sigurisht, një nga instrumentet më të rëndësishme për deformimin e të vërtetës është manipulimi i saj, pra jo ndalimi i saj në kuptimin totalitar të fjalës, por “mbytjes” së saj nga një kor sorrash të cilat përsërisin të njëjtën gënjeshtër minutë pas minute, ekran pas ekrani. Ndaj, beteja më e rëndësishme për Ramën është beteja për të maskuar të vërtetën, të cilën na e servir me pak “Erjon” propaganda qeveritare.
Për këtë arsye, i vënë në cep të ringut nga skandalet e njëpasnjëshme, kryeministri shpalli plot pompozitet kryqëzatën e radhës nën sloganin “ Fajin e kanë shpifësit”, një përpjekje banale për t’i kontrolluar ato. Portalet, si duket, janë kurbani i radhës, i cili synon të pastrojë mëkatet e mëdha të kryeministrit. Duke e shpallur veten si “viktimë” të shpifjeve, ai e vendos veten me djallëzi në anën e të vërtetës.
Që prej ardhjes në pushtet, ai e ka kthyer politikën në një reality show me aktorë të kontrolluar dhe paguar. Rama ka treguar se është më i miri në këtë show. Sepse është një spektakël në të cilën faktet nuk kanë më asnjë rëndësi. Si pasojë, më shumë se kryeministër ai është kthyer në aktor. Ai vetëm performon kuptime primordiale me anë të gjestikulacioneve, sepse idetë politike prej kohësh nuk kanë më asnjë rëndësi, ngaqë edhe vetë votuesit i konsideron si spektatorë me pagesë.
Ai e di që gënjeshtrat e njēpasnjëshme krijojnë një realitet, ku të gjithë duket sikur gënjejnë. Qëllimi i gënjeshtrave, që godasin në mënyrë intensive veshët dhe sytë e pastërvitur të njerëzve është “transformimi i vetë natyrës njerëzore”, shkruan Arendt. Gënjeshtrat mpijnë reagimin dhe krijojnë një realitet ndaj të cilit të gjithë janë dyshues dhe mosbesues. Ai ia ka arritur deri tani nëpërmjet një strategjie komunikimi moderne që imponohet me forcën e pushtetit me një qëllim të vetëm që synon relativizimin dhe vënien në dyshim të së vërtetës. Ai e di mirë që ajo “ngjit” dhe merr kuptim vetëm kur është sensacionale dhe spektakolare. Është efektive dhe triumfon vetëm në një format të ngjashëm me formatin e “Zonë e Lirë.”
Demagogët kanë aftësinë të shpikin beteja herë pas here për të zhvendosur vëmendjen nga e vërteta. Ata janë në një luftë të vazhdueshme me armiqtë imagjinarë. Beteja me bastet është shpikja e rradhës. Beteja me kioskat, beteja me Lanën, beteja me ndërtimet pa leje në bregdet, beteja për rripin, lufta me armiqtë imagjinarë, vazhdon duke mbuluar të vërteta të dhimbshme, të vërteta ulëritëse.
Psikoza e shpifjes ka shkaktuar një traumë gati kombëtare. Një traumë, e cila si të gjitha traumat, shkatërron fibrën e cila mban gjallë një shoqëri. Për t'u shëruar nga kjo traumë, i takon opozitës të ftojë të gjithë agjentët e shoqërisë në një dialog të madh, i cili duhet të fillojë së pari nëpër universitete, e pastaj të shtrihet në çdo qelizë të shoqërisë. Ajo nuk duhet të mjaftohet vetëm me një komunikim vertikal, por duhet të angazhohet në një komunikim të drejtpërdrejtë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo familje. Sepse, perpjekja për ta fshehur këtë realitet nga ana e qeverisë vetëm se do ta zgjasë agoninë. Mbase angazhimi në këtë komunikim nuk do ta zgjidhë problemin, por të paktën do ta shpëtojë shoqërinë nga depresioni që e ka kapur në mënyrë kapilare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38