Flash News

KRYESORE

Formimi i KLGJ dhe KLP, reagime nga BE dhe SHBA: Hap i rëndësishëm, koha për drejtësi të vërtetë

Formimi i KLGJ dhe KLP, reagime nga BE dhe SHBA: Hap i

Ambasada amerikane në Tiranë dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Sorcea kanë reaguar lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ javën e ardhshme, konkretisht në datat 11 dhe 12 dhjetor.

Ambasada e SHBA thekson se formimi i këtyre dy institucioneve do shënonte një hap domethënës drejt zbatimit të drejtësisë së vërtetë.

“Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikanë.

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian thekson faktin se po pret me padurim që javën e ardhshme të nisë procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucione këto të cilat do i japin garanci zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KLP dhe KLGJ”, thuhet në reagimin e tij në ‘Twitter’.

Të fundit