Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Formimi i qeverisë, LDK mbledh të hënën grupin parlamentar
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të hënën në orën 13:00 të mbledhë grupin parlamentar. Aty kryetari Isa Mustafa do të diskutojë për bisedimet për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Kosova është në udhëkryq, ndërsa të dyja partitë fituese të zgjedhjeve nuk po arrijnë dot që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të formojnë qeverinë.
Te LDK-ja tani presin një ofertë nga VV-ja, që sipas tyre mori kryeparlamentarin, një post që i takonte kësaj partie. Zgjedhja e Konjufcës si kryetar të kuvendit, e ka vështirësuar edhe më shumë gjetjen e akordit.
Një nga postet që LDK-ja e kërkon me ngulm është presidenti, por që VV-ja ka hezituar që t’ia japë. Nga faktorët e huaj është bërë thirrje që të dyja partitë të tolerojnë, në mënyrë që qeveria të formohet pasi vendin e presin sfida të vështira për t’u kaluar.