Flash News

KRYESORE

Formula 1, djali i Michael Schumacher teston makinën e Ferrarit

Formula 1, djali i Michael Schumacher teston makinën e Ferrarit

Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, i është bashkuar Frerrarit, pas shumë vitesh nga tërheqja e Michael, i cili u lëndua rëndë ndërsa po bënte ski.

20-vjeçari ka testuar njëvendëshen e kuqe në cirkuitin e Bahrein. Ai ka zgjedhur numrin 29-të në makinë dhe kjo është hera e parë që një Schumacher nget një Ferrari të Formula 1, që pas tërheqjes së Michael dhjetë vite më parë.

Ish-piloti gjerman vazhdon periudhën e gjatë të rikuperimit pas aksidentit të rëndë, ndërsa ashtu siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit shumë pak gjëra dihen në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, pasi familja e tij ka vendosur të mos japë detaje dhe të respektohet privatësia.

Kujtojmë se dy muaj më pare, Mick u bë pjesë e Akademisë Ferrari, ndërsa në një të ardhme projektohet si pilot i skuderisë së Maranellos në Formula 1.

Të fundit