KRYESORE

Formula e PS për Kodin Zgjedhor, Meta apel palëve politike: Hapini listat për qytetarët o shakaxhinjtë e "integrimit"!

Formula e PS për Kodin Zgjedhor, Meta apel palëve politike: Hapini

Presidenti Ilir Meta ka apeluar palët politike që të hapen listat 100 për qind në mënyrë që qytetarët të zgjedhin deputetët që duan t’i përfaqësojnë në Kuvend.

Apeli i Metës vjen një ditë pasi PS prezantoi draftin për hapjen e listave, teksa bën thirrje të mos degradohet më Kuvendi i Shqipërisë dhe i cilëson politikanët shqiptarë si "shakaxhinjtë e "integrimit".

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e "integrimit"”, shkruan Meta.

Ditari politik

Të fundit