Flash News

KRYESORE

Forumi për Liritë Akademike i përgjigjet Ramës: Refuzojmë shantazhet, dialog ose grevë

Forumi për Liritë Akademike i përgjigjet Ramës:

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me senatin e Universitetit të Tiranës.

Në reagim thuhet se Forumi mendon se ky takim nuk është në përgjigje të kërkesave që ata kanë paraqitur publikisht pasi forumi nuk i ka kërkuar Kryeministrit që të marrë rolin e kryetarit të senatit apo të organeve të zgjedhura të UT-së.

“Forumi nuk ka pasur një kërkesë formale të ardhur nga kryeministri, por edhe sikur të kishte pasur, një takim i tillë pa axhendë të përcaktuar do të ishte krejt i padobishëm. Arsimi i lartë në Shqipëri nuk mund të shndërrohet në show ai është tashmë një dramë. Një dramë për ne profesoratin, për studentët dhe shoqërinë, një dramë që shpaloset sot para syve të kujtdo me përjashtim të kryeministrit dhe ministres. Një dramë që nesër mund të shndërrohet në tragjedi për dijen dhe vendin.

Forumi refuzon gjuhën shantazhuese dhe tallëse, por megjithatë të shqetësuar më shumë se prej talljeve apo kërcënimeve, nga gjendja dramatike dhe problemet e mprehta të pazgjidhura që vazhdojnë të shtohen pafundësisht, shpreh vullnetin për dialog të cilin përveçse publikisht do ta adresojë edhe në mënyrë zyrtare.

Grupi i negocimit i zgjedhur nga pjesëmarrësit e forumit, pret me seriozitet një përgjigje. Forumi mbetet i palëkundur në vullnetin e tij që në rast refuzimi, të bashkuar me studentët tanë të shkojmë drejt një greve të përgjithshme”, mbyllet ragimi.

 

 

Të fundit