Flash News

KRYESORE

Foshnja dy javësh ndërron jetë në maternitetin “Koço Glozheni”, dalin detajet e para

Foshnja dy javësh ndërron jetë në maternitetin

Ngjarja e djeshme ku një foshnjë dy javësh ka humbur jetën në maternitetin “Koço Glozheri” ka tronditur jo pak opinionin publik, por sot na vijnë detaje të reja rreth kësaj ngjarjeje. Mjekët e maternitetit të kontaktuar nga Ballkanweb kanë sqaruar se foshnja ka pasur në trup shenja, prerje në pjesën e kokës dhe të kofshës, gjë që dyshohet t’i jetë shkaktuar nga e ëma.

Sipas disa raporteve mjekësorë foshnjës i janë shkaktuar këto dëmtime nga pakujdesia e nënës, e identifikuar tashmë si person me probleme psikike.

Sipas të dhënave gruaja ka kryer lindjen e foshnjës në kushte shtëpie dhe kur është vënë re gjendja e rënduar e tij dhe njëkohësisht edhe e nënës i janë drejtuar maternitetit, ku ndonëse ka marrë ndihmën e parë, foshnja nuk ka mundur që të mbijetojë. Ndërsa nëna është në spitalin neurologjik duke u mbajtur nënë mbikëqyrje nga mjekët.

Të fundit