All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Foto/ 10 ekipet me fanellat më pa shije të vitit 2018

All - Paragraf - 1

Që kur futbolli është bërë një ndër sportet më popullore në botë, vëmendja e fansave ndaj ekipeve është e madhe. Përveç detajeve teknike dhe taktike, fanellat e ekipeve janë një element mjaft i rëndësishëm, por jo të gjithë skuadrat ia kanë dalë t’i dizajnojnë siç duhet.

All - Paragraf - 3

Më poshtë 10 ekipet me fanella pa shije:

  • Milan – Itali

Është e vërtetë se ekipi kuqezi, këtë vit ishte i fokusuar në merkato dhe për t’i shpëtuar pezullimit nga Liga e Europës, por duhet të kushin dizejnuar një fanellë më të mirë se kjo. Shiriti i zi horizontal është konsideruar i gabuar, duke e renditur klubin në vendin e tretë për fanellën më pak të bukur.

  • Livepool – Angli

Klubi anglez është shquar historikisht për fanellat, por këtë herë kanë gabuar. Nuk ka shpjegim se si mund të kombinosh ngjyrën vjollce me portokalli; një kthesë e habitshme dhe e pamenduar për ‘të kuqtë’.

  • Getafe – Spanjë

Dizajnerat e fanellave të klubit spanjoll duket se i kanë rënë shkurt; në vend që të prodhonin fanella të ndryshme për ndeshjet në shtëpi, transfertë dhe në Kupë, ata kanë vendosur të përdorin të njëjtin model thjesht duke ndryshuar ngjyrat. Mbase kanë menduar se nuk do të vihet re.

  • Napoli – Itali

Ekipi napolitan këtë herë e ka mbingarkuar fanellën e ndeshjeve që luan në shtëpi. Dy sponsora, një logo e kompanisë Kappa, stema e ekipit dhe një prontim grafik i kokës së një tigri janë shumë për një fanellë ekipi futbolli.

  • Totenham – Angli

Nëse mendoni se mos-transferimi i asnjë futbollisti nga Totenham ishte gabimi më i magj në merkaton e verës, gaboheni.  Dizajni i fanellës së parë dhe të dytë, me ngjyra të cilat nuk shkojnë aspak me njëra tjetrën e rendit klubin anglez në vendin e parë për vitin 2018 për fanellën më me pa shije.

  • Vilareal – Spanjë

Pjesa e sipërme e fanellësh së tretë ështe konsideruar mjaft tërheqëse, pasi ngjyra e zezë kombinon me të bardhën, që është emir i sponsorit të ekipit. Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fundore të bluzës, e cila të krijon idenë e një rrëmuje.

  • Manchester City – Angli

Ideuesi i fanellës së tretë të klubit anglez ka pasur vërtet guxim në kombinimin e ngjyrave, por është treguar i pakujdesshëm. Mesazhi i shiritit portokalli që ndan në dy pjesë fanellën nuk do të merret vesh ndonjëhere.

  • PSG – Francë

Është një ndër ekipet më të pasura në botë, por zig-zagu i kuq në qendër të fanellës së parë nuk të lë shije të mirë. E paqarë ideja e autorit.

  • Arsenal – Angli

Problemi qëndron të mëngët e zbehta dhe të holla të fanellës së parë të klubit londinez. Në një kohë që ngjyra në pjesën tjetër të fanellës është mjaft e ndezur.

  • Sporting Lisbona – Portugali

Kombinimi i ngjyrave të fanellës së dytë të klubit të famshëm portugez thjesht nuk është i duhuri. Për me tëpër që nuk ka aspak lidhje me historinë e skuadrës.

Të fundit