Flash News

KRYESORE

Foto/ 5 maji bashkon Ramën dhe Metën, homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit

5 maji, dita e dëshmorëve është kujtuar sërish e ndarë nga politika.

Në orën 10.00 presidenti i republikës, Ilir Meta ka kryer homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit, duke vendosur kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”.

Po ashtu, në ceremoni ka qenë pjesë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij.

Pas homazheve, presidenti apeloi klasën politike për të bashkëpunuar më shumë për të ardhmen e vendit.

“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Presidenti Meta.

Ndërkohë, në orën 11.00 homazhe do të kryejë edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Të fundit