Foto/ 8 milionë eurot që i ‘mori uji’; çfarë parashikonte projekti i bulevardit në Vlorë

Ka mjaftuar një shi disa munutësh, qe bulevardi kryesor i Vlorës, Ismail Qemali të përmbytej. Investimi 8 milionë euro i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që u zbatua nga firma Fusha Sh.p.k.  u inagurua vetëm një vit më parë me mjaft bujë nga kryebashkiaku Dritan Leli.

Projekti i publikuar nga bashkia, tregonte se bulevardi do të dominohej nga gjelbërimi dhe se do të kishte një rrjet inxhinierik super-modern me ndriçim ekselet.

“Nis sot rikonstruksioni I Bulevardit “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës, nga Vlora në Skelë. Bulevardi i ri do të ketë një pamje modern, ku do të dominojë gjelbërimi dhe mjediset shlodhëse dhe argëtuese. I gjithë rrjeti inxhinjierik i bulevardit do të bëhet super modern dhe një ndriçim exelent. Parku do të shtrihet deri te shkallët e varrezave të dëshmorëve. Në të gjithë gjatësinë e bulevardit do të ketë gjelbërim, sheshe shlodhje dhe vende për koncerte”, shkruante bashkia në faqen zyrtare duke vijuar:

“Në foto po u tregojmë bulevardin Vlorë-Skelë, sot Bulevardi “Ismail Qemali” në vitet ’60. Po u tregojmë bulevardin gjatë infektimit të palmave nga flutura brumbull shfaqur në Uruguaj dhe Argjentin dhe ardhur që andej përmes anijeve, fillimisht në jug të Francës dhe Spanjës për tu përhapur në të gjithë Mesdheun”, shkruante bashkia.