Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Foto/ A po përgatit Ben Blushi një rikthim të bujshëm në Top Channel? Pas Fevziut takohet edhe me Agron Llakajn
Duket se Ben Blushi ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm sa i takon Top Channel. Tashmë është publike oferta që Blushi i ka bërë Blendi Fevziut, teksa ky i fundit tha se ende nuk e ka vendosur, për ta zhvendosur emisionin e tij ‘Opinion’ në Top Channel.
Ndërkohë, ditën e sotme, Blushi është fotografuar në kafe së bashku me Agron Llakajn. Ky i fundit, ka qenë edhe më herët në Top Channel ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një rikthim të Llakajt sërish në Top Channel. Agron Llakaj është ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” ndërsa më herët ka qenë pjesë e ‘Portokalli’-së.
Foto është publikuar nga gazeta Dita.