Foto/ Adele tërhiqet nga koncertet ‘live’, letër për fansat e saj

Një lajm i keq për të gjithë muzikëdashësit. Këngëtarja Adele ka ndërmend të tërhiqet një herë e mirë nga koncertet live.

Diva e muzikës është shprehur se turi i saj për albumin “25”, fitues i çmimit “Grammy”, mund të jetë i fundit.

Këtë lajm aspak të mirë për fansat e saj, këngëtarja e ka dhënë nëpërmjet një letre të shkruar me dorë, të cilën më pas e ka publikuar në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se për të ishte një gjë e veçantë të bënte turne, por që nuk e bënte të ndiheshe shumë mirë. Duke i falenderuar të gjithë fansat për mbështetjen, Adele ka thënë se ajo do të vijojë të bëjë muzikë, pasi është diçka të cilën ajo e dëshiron, por nuk do të ketë më koncerte live.

“Unë kam mbajtur turne në Britani të Madhe, Europë, Amerikë, kam shkruar dhe në Australi dhe Zelandën e Re gjithashtu. Të mbash turne është një gjë e veçantë, por ajo nuk më bën të ndihem dhe shumë mirë. Kur jam në shtëpi, unë gëzohem dhe nga gjërat e vogla që me ndodhin, por kur jam në turne jam e stresuar dhe kam histori të tmerrshme nga koncertet. Unë kam bërë 119 shfaqej, duke numëruar këto 4 të fundit shkojnë plot 123. Ka qenë e vështirë por plot me emocione. Unë i kam bërë këto turne, dhe shpresoj t’ju kenë pëlqyer. Dua që koncerti im i fundit të jetë në Londër, këtu në shtëpi. Faleminderit që erdhët, dhe për gjithë dashurinë dhe mirësinë tuaj. Do i kujtoj të gjitha këto për gjithë jetën. Ju dua. Natën e mirë”, shkruan Adele.