Flash News

KRYESORE

Foto/ Agjentët e krimeve të rënda kërkojnë rrugëve për autorët e vrasjes së trefishtë në Elbasan

Foto/ Agjentët e krimeve të rënda kërkojnë rrugëve

Policia nuk ka ende asnjë person të ndaluar sa i takon masakrës së ndodhur në Elbasan ku tre persona u ekzekutuan teksa po udhëtonin në një makinë.

Ngjarja ndodhi në hyrje të Elbasanit, ndërsa viktima mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjerin dhe shtetasi turk Erdal Durunayn.

Sa i takon dinamikës së ngjarjes dyshohet se pas sulmit, autorët u larguan në drejtim të Peqinit.

Sipas “Report Tv” sot katër agjentë të Krimeve të Rënda kanë bërë një kontroll në këmbë përgjatë aksit Elbasan-Peqin për gjurmë të mundshme të autorëve. Nga mënyra e ekzekutimit, dyshohet që autorët të kenë qenë vrasës profesionistë.

 

Të fundit