Flash News

KRYESORE

Foto/ Aksident te Kthesa e Kamzës, dyshohet për të plagosur

Një aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Një automjet është përplasur me një furgon mallrash në zonën e ‘Kthesës së Kamzës’. Lexuesit e politiko.al kanë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa shihet se si janë dëmtuar dy automjetet e përfshira në aksident, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se nga ngjarja ka edhe të plagosur, ndërsa pritet versioni zyrtar i autoriteteve.

Të fundit