Flash News

KRYESORE

Foto/ Aksidentohen të rinjtë në Tunelin e Kalimashit

Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur sot në dalje të tunelit të Kalimashit.

Në foton e publikuar nja JOQ shihet një makinë “Benz”, i bardhë, që është dëmtuar nga përplasja me trafik-ndarësen.

Mësohet se në automjet udhëtonin disa të rinj dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe në dalje të tunelit.

Burime per këtë media, ende të pakonfirmuara në rrugë zyrtare, deklarojnë se pasagjerët dhe shoferi kanë mbetur të plagosur lehtë. Pritet deklarata zyrtare e Policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit