Flash News

KRYESORE

Foto: Anglezët të dashuruar pas Kosovës, sa bukur hapet The Sun Sport

Kosova do të luajë kundër Anglisë të dielën prej orës 18:00 dhe gjithçka po shijohet dhe përjetohet si festë. "Dardanët" kanë bërë gjithçka për të mikpritur miqtë e veçantë, madje kanë postuar dhe postera në rrugë duke i uruar Anglisë mirëseardhjen.

"3 Luantë" do të ndihen shumë, ndërsa pritja më e veçantë i është kushtuar Raheem Sterling. Ai vuajti në Bullgari dhe Mal të Zi thirrje raciste, por shqiptarët e Kosovës e presin me pankartën: "Mirë se vjen bro (vëlla)". The Sun Sport i ka kushtuar një artikull të gjatë pritjes që Kosova ka bërë për Anglinë, ndërsa faqja e parë e tyre është fantastike.

Të fundit