Flash News

KRYESORE

Foto/ Arbana mbylli spektaklin më herët se zakonisht, sepse ka ditëlindjen

Foto/ Arbana mbylli spektaklin më herët se zakonisht, sepse ka
Pak pas spektaklit, me gjithë kujdesin e Arbanës, misterin pse spektakli u mbyll para orës 24, siҫ ndodh ҫdo të shtunë, ia zbuluan dy djemtë e Big Bastards, Flori dhe Adi, të cilët thanë se Arbana e mbylli spektaklin më herët sepse ka ditëlindjen… Moderatorja e njohur e Top Channel, sot feston 34-vjetorin e lindjes dhe ndihet më e lumtur se kurrë. Tani që Joni i ka kaluar 2 vitet e para, edhe për mami Arbanën ditët me të janë edhe më të bukura. Duke e ndarë gëzimin edhe me miqtë e rrjeteve sociale, Arbana ka postuar një foto me Jonin në krahë, me të gjithë aksesorët e ditëlindjes e me tortën tradicionale, e cila mban sipër numrin 34. Asnjëherë moderatorja nuk e ka fshehur moshën as në publik, përkundrazi, ajo është e lumtur që në këto 10 vjet që drejton Big Brother, është dhe ndihet njëlloj si në Big Brother-in e parë. Dhe ҫdo vit, ditëlindjet i ka më të bukura!
 

Ditelindja me e bukur e jetes sime.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Të fundit