Flash News

KRYESORE

Foto/ Arbër Çekaj ekstradohet nga Gjermania nën masa të forta sigurie

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbi Garden” dhe i kontenierit të bananeve ku u gjetën në fillim të vitit të shkuar 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit është ekstraduar sot nga Gjermania në Shqipëri.

Siç shihet edhe nga pamjet, Çekaj është ekstraduar në kushte të larta sigurie.

Ekstradimi i Çekajt vjen një vit e gjysmë pas arrestimit. Në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë Çekaj dyshohet se trafikoi një sasi të madhe kokaine, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari i dyshuar për trafikim të narkotikëve.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Të fundit