Flash News

KRYESORE

Foto/ Arratisja e Mikel Kasos, Prokuroria nis hetimet, 3 policë përfundojnë në komisariat

Prokuroria e Vlorës ka nisur veprimet e para hetimore për arratisjen e Mikel Kasos sot nga ambientet e gkykatës, pak pasi u vendos masa e dënimit të tij.

29-vjeçari akuzohet për “rrëmbim personi” dhe u dënua me 5 vjet burg. Por duke përfituar edhe nga mungesa e masave të rrepta të sigurisë, ai ka mundur të largohet me shpejtësi përmes shkallëve të gjykatës dhe është arratisur me vrap.

Në sallë ai shoqërohej nga 3 efektivë policie të IEVP-së në Vlorë, por ka mundur të largohet.

Në kuadër të kësaj ngjarje, janë shoqëruar në komisariat 3 punonjësit e policisë së burgjeve në Vlorë, nga ku po japin sqarime lidhur me incidentin.

Aktualisht Kasa është në arrati dhe të gjitha strukturat policore janë vënë në gatishmëri, duke krehur zonën për lokalizimin dhe arrestimin e Mikel Kasës.

Të fundit