All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Foto/ Arrestimi i paralajmëruar, Vangjush Dako takim në kryeministri

All - Paragraf - 1

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është parë sot në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Ardhja e Dakos duket se ka patuar një objektiv konkret në kryeqytet, pasi është parë duke dalë nga godina e kryeministrisë.

Gazetarët e politiko.al kanë fiksuar momentin e Dakos teksa lë godinën kryeministrore, ndërsa dukshëm është i përqendruar vetëm mbi celularin e tij.

Nuk dihet pse vjen ky takim jashtë vëmendjes së mediave mes Dakos në kryeministri, me shumë gjasë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin njihet për raportet e afërta.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ishte kreu i PD, Lulzim Basha ai i cili paralajmëroi arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, për shkak të përfshirjes në dosjen ‘339’.

“Në orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Do t’ia them qartë shqiptarëve, që arrestimi i Vangjush Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja ‘339’ faktoi që ai bashkë me hierark të tjerë socialistë, me emër dhe me mbiemër, janë kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Basha rreth 10 ditë më parë, ndërsa ka akuzuar po ashtu Ramën se mosarrestimi i tij lidhet edhe me shkarkimin nga detyra i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas publikimit të përgjimeve, teksa Dako komunikon me anëtarë të bandës së Abdylajve.

Dako është kreu i bashkisë së Durrësit prej tre mandatesh. Në studiot televizive, ai ka deklaruar pak muaj para zgjedhjeve vendore se nuk ndihet i lodhur për një mandat të katërt, por shtoi se vendimi final do të merret nga strukturat e Partisë Socialiste.

Të fundit